PAKTËN ndajf.

  • 1. Në sasinë ose në masën më të vogël të mundshme a të domosdoshme, aq sa duhet të jetë, të ketë a të bëhet medoemos, aq sa kërkohet patjetër; jo më pak se... Duhet të pushojë të paktën dy muaj. Për ta ndrequr duhen shpenzuar të paktën pesë mijë lekë. Mori të paktën dhjetë copë. E ka parë të paktën dy herë.
  • 2. Në rast se nuk ka tjetër mundësi, në rast se nuk bëhet dot ndryshe. Të paktën rri sonte. Të paktën të ma kishte thënë.