PAKUJDESI f.

  • 1. Të qenët i pakujdesshëm; mungesë e kujdesit dhe e vëmendjes për diçka; veprim a qëndrim i pakujdesshëm. Pakujdesi e vogël. Pakujdesi e palejueshme. Pakujdesi në punë (në detyrë). Vihet re (ka) pakujdesi. U kritikua për pakujdesi. Ndodh (vjen) nga pakujdesia.
  • 2. E metë që vjen nga qëndrimi i pakujdesshëm. Pakujdesitë e stilit.