pakuptim
PAKUPTIM m.
- 1. vet. nj. Paaftësia për t'i kuptuar gjërat; paaftësia për të kuptuar drejt e thellë diçka.
- 2. Diçka që nuk është kuptuar fare ose nuk është kuptuar drejt; keqkuptim. Ndreq pakuptimet.
PAKUPTIM mb.
- Që nuk ka ndonjë domethënie a kuptim të caktuar; që bëhet pa ndonjë qëllim a pa dobi, i kotë; që nuk i dihet shkaku, që nuk kuptohet përse ndodh; i papërcaktuar. Fjalë të pakuptim. Bisedë e pakuptim. Punë e pakuptim. Ndarje e pakuptim. Brengë e pakuptim.