pakurorë
PAKURORË mb.
- 1. Që jeton si bashkëshort me një tjetër pa qenë martuar zyrtarisht. Grua e pakurorë. Burrë i pakurorë.
- 2. bised. I pamartuar. Vashë e pakurorë.
- 3. vjet. Që ka lindur nga një martesë, e cila nuk është lidhur zyrtarisht, që ka lindur jashtë martese. Fëmijë i pakurorë.