PAKURSYER mb.

  • 1. Që u gjendet të gjithëve, që i ndihmon të tjerët në çdo rast me çdo gjë që ka, që nuk është dorështrënguar; që është gjithnjë i gatshëm dhe i papërtuar për të bërë një punë të vështirë, që nuk e kursen veten. Njeri i pakursyer. Punëtor i pakursyer.
  • 2. Që jepet me gjithë zemër e pa kufizim; që bëhet pa mbajtur rezerva. Ndihmë e pakursyer. Përkrahje e pakursyer. Përpjekje e pakursyer.