PALËVIZSHËM mb.

  • 1. Që nuk lëviz; që nuk mund të lëvizë; që nuk mund ta lëvizësh. Trup i palëvizshëm. Karrige të palëvizshme. Pikë e palëvizshme. Dërrasë e palëvizshme. Ujë i palëvizshëm. Me sy (me shikim) të palëvizshëm.
  • 2. Që e ruan njësoj masën, sasinë, vlerën a cilësinë që ka; që nuk rritet a nuk zvogëlohet; i pandryshueshëm; i qëndrueshëm. Masë e palëvizshme. Nivel i palëvizshëm. Çmime të palëvizshme.
  • 3. fig. Që nuk mund ta ndryshosh, i prerë, i caktuar. Afat i palëvizshëm. Shifrat e planit janë të palëvizshme.