PALARË mb.

  • 1. Që nuk është larë me ujë e sapun a me ndonjë lëndë tjetër; i ndotur, i fëlliqur. Me duar të palara. Me fytyrë të palarë. Rroba (çorape) të palara. Shami e palarë. Lesh i palarë. Enë (pjata) të palara.
  • 2. Që nuk është larë me lëndë kimike (për filmat). Film i palarë.
  • 3. fig. Që nuk i është kthyer të zotit ose atij të cilit i takon; i pashlyer. Borxh i palarë. Detyrim i palarë. Gabim (faj) i palarë.
  • Si plëndës i palarë mospërf. e llackosur dhe e shëmtuar (zakonisht për një grua që është lyer e stolisur keq).