palcë
PALCË f.
- 1. Lëndë e butë si tru që mbush zgavrat e eshtrave të njeriut dhe të kafshëve kërbishtore. Palcë e bardhë (e kuqe). Palca e kockave (e eshtrave). Palca e këmbës. Kockë me palcë. Thith palcën.
- 2. bot. Pjesa e butë që gjendet brenda trungut a brenda degëve të disa drurëve ose brenda kërcejve, rrënjës a degëve të bimëve dythelbore; buka ose zemra e trungut a e kërcellit. Palca e shtogut. Palca e arrës thelbi i arrës, buka e arrës. I heqin palcën. Mos i shiko lëvozhgën, po shikoji palcën! fj. u.
- 3. fig. Pika a pjesa që gjendet pak a shumë në mesin e një hapësire; pjesa e brendshme në qendër të diçkaje; zemra, mesi. Palca e shkëmbit. Palca e Myzeqesë. Palca e vendit. Palca e lumit rryma më e fortë në mes të lumit.
- 4. fig. Pjesa më kryesore e më e rëndësishme e diçkaje, thelbi; pjesa më e zgjedhur a më e mirë, ajka. Palca e tokave. Palca e gjësë së gjallë. Palca e gjërit shih te GJË,~RI. Libër me palcë. Klasa punëtore është palca e vendit.
- 5. fig. Mesi i një periudhe kohe; pika e një periudhe, kur shfaqen në mënyrën më të përqendruar, të qartë e të theksuar tiparet e saj, kulmi. Në palcë të dimrit (të verës). Palca e vapës.
- 6. Përdoret zakonisht në togje të qëndrueshme me parafjalën në ose me deri në dhe ka kuptimin «shumë thellë, sa s'ka ku të vejë më, deri në kockë» ose «në shkallën më të lartë, në kulm». I lagur deri në palcë i lagur shumë, qull. I kalbur deri në palcë i kalbur krejt. Besnik deri në palcë besnik i patundur, deri në vdekje. Revolucionar deri në palcë revolucionar i madh, revolucionar me mish e me shpirt. E urren deri në palcë e urren me të gjitha forcat. I shfrytëzonin deri në palcë i shfrytëzonin egërsisht. I hyri shiu (uji, të ftohtët) deri në palcë. I ka hyrë frika në palcë (në bark, në mish) është frikësuar shumë, i ka hyrë lepuri në bark. I ka vajtur (i ka shkuar) thika në palcë është në gjendje shumë të rëndë e në hall të madh, ka arritur një gjendje që s'mund ta durojë dot më.
- 7. përd. mb. Shumë i njomë e i butë (për bimët, perimet); i paarrirë, i papjekur (për disa fruta); ushtër. Gjethet e qepës ishin palcë.
- 8. përd. mb. fig. Që është ende i parritur, që e ka trupin ende të njomë (për njerëzit).
- 9. përd. ndajf. Shumë (zakonisht me mbiemrat i njomë, i butë). Është palcë i njomë (i butë).
- Deri në palcë të qafës në të gjithë trupin, nga koka deri te këmbët; krejt, i tëri. Ia hëngri palcën dikujt shih te HA. Mori palcën shih te MARR. Palca e kurrizit (e shtyllës kurrizore) anat. zgjatim nervor i trurit, që gjendet brenda unazave të kurrizit te kërbishtorët.