palidhur
PALIDHUR mb.
- 1. Që nuk është lidhur me pe, me tel etj. si një tufë a bllok më vete. Grurë i palidhur. Libër i palidhur.
- 2. gjuh. Që qëndron me vete në fjali ose në togfjalësh dhe mund të hiqet pa prishur kuptimet e fjalisë ose të togfjalëshit. Fjali gramatikisht e palidhur.
- 3. fig. Që i mungon lidhja e brendshme logjike; që renditet pa ndonjë rregull e lidhje të qartë, i copëzuar, i shkëputur. Fjali të palidhura. Mendime të palidhura. Pjesë të palidhura.
- 4. Që nuk ka muskuj të fortë, që është ende i dobët e i paformuar. Me trup të palidhur.
- 5. Që nuk është mpiksur dhe nuk është trashur, që nuk e ka zënë fara mirë (për kosin). Kos i palidhur.