paligjshëm
PALIGJSHËM mb.
- 1. Që nuk pajtohet me ligjin, që bie në kundërshtim me ligjin; që ndalohet a nuk njihet nga ligji; që është bërë jo sipas rregullave ligjore. Veprim i paligjshëm. Masë e paligjshme. Pushim i paligjshëm. Gjueti e paligjshme. Martesë e paligjshme.
- 2. vjet. Që ka lindur nga një martesë, e cila nuk është lidhur zyrtarisht, që ka lindur jashtë martese. Fëmijë i paligjshëm.