pallë
PALLË f.
- 1. vjet. Shpatë lufte me një ose me dy presa. Pallë e rëndë. Zhveshi pallën. Luftonin me palla. Nuk hyn palla në thes. fj. u.
- 2. Dru i gdhendur me një pjesë të gjerë petashuqe e me bisht, që përdoret për të rrahur rrobat kur i lajmë në lumë a në govatë; kopan, lasë. Pallë rrobash. I rrahin (rrobat) me pallë.
- 3. Dru me një pjesë të gjerë si lopatë e me bisht, që përdoret për të rrahur drithin a për diçka tjetër; pjesa e gjerë e këtij druri. Palla e gurit të mullirit ngrehësi i mullirit. Rrahin misrin me pallë. Përziente qumështin me pallë. U thye palla e rremit.
- 4. Thika e plugut; plori, umbi. Pallë e pamprehur. I vuri (i hoqi) pallën.
- 5. bised. Shtiza e rrotës së qerres, rreze. Pallat e rrotës.
- 6. bised. Llozi i derës, shuli.
- Nuk i ha palla nuk çan kokën për asgjë, nuk i bëhet vonë për asgjë, nuk bëhet merak. Sa i ha palla me të gjitha forcat, me sa fuqi që ka. Me pallë (me shpatë) zhveshur shih te ZHVESHUR. E zhveshi pallën shih te ZHVESH. I tund pallën (shpatën) dikujt shih tek TUND. Është bishti i pallës dikush është më i vogël se të tjerët ose është i fundit nga rëndësia a vlera dhe s'e pyet njeri për asgjë, nuk e përfill njeri fjalën e tij, është vrima e fundit e kavallit. Iu këput rripi i pallës shih te RRIP,~I. I priste palla (shpata, sëpata) djathtas e majtas (nga të dyja anët) shih te PRES I.
PALLË palak.
- Bën pallë: rri pa punë e pa bërë asgjë, e kalon kohën pa u lodhur e pa e vrarë mendjen për asgjë; bën qejf.