PALLASKË f.

  • 1. Copë druri e gdhendur a dërrasë si rrip i gjerë ose si pllakë; fletë e rrafshët si pllakë prej një lënde tjetër. Pallaskë dërrase. Pallaskat e kalit veshoket e kalit. Pallaska e belit kunji, veshi i belit. Pallaska e derës (e dritares) mandalli i derës (i dritares). Pallaska buke. shak. thela të mëdha buke. I vuri dy pallaska këmbës së thyer.
  • 2. etnogr. Paftë metalike, zakonisht me ndonjë figurë a mbishkrim, që mbahej në brez ose varej në gjoks për zbukurim. Kishte vënë një derr pallaskë.
  • 3. mospërf. Supore me grada ushtarake; dekorate a medalje që varet në gjoks. Mori në shenjë një gjerman me pallaska. Të vriste sytë pallaska që kishte varur.
  • 4. vjet. Qese lëkure ose kuti e sheshtë metalike që varej në brez për të mbajtur barutin ose fishekët; rrip për të mbajtur fishekët, fishekore. Tokëza e pallaskës. Mbushi pallaskën. Ngjeshi (hoqi) pallaskën.
  • 5. bised. Kurrizi i këmbës. I ra topit me pallaskë.
  • E bëri barkun pallaskë u dend, u fry nga të ngrënët. Ngjitet si pallaska pas brezit të ndjek hap pas hapi e nuk të ndahet, të ngjitet si rrodhe.