palmë
PALMË f. bot.
- 1. Emërtim i përgjithshëm për disa pemë të vendeve të nxehta, me trung të gjatë e të drejtë pa degë, me gjethe gjithnjë të gjelbra, të mëdha, si pendë a si pëllëmbë, të grumbulluara në majë dhe me lule të mbledhura në trajtë rrethi, që lidhin kokrra, të cilat hahen. Palma e hurmasë. Palmë rrushi. Gjethet e palmës. Vaj palme. Verë palme.
- 2. Emërtim i përgjithshëm për disa bimë zbukurimi, që i ngjajnë këtyre pemëve. Palmë uji. Palmë shpatore. Palmë pëllëmbore.