PALYER mb.

  • 1. Që nuk është lyer me bojë, me të kuq a me diçka tjetër, që ka mbetur pa lyer. Mure të palyera. Shtëpi e palyer. Këpucë të palyera. Me buzë të palyera.
  • 2. Që nuk është ngjyer në bojë, i pangjyer. Fill i palyer. Lesh i palyer.
  • 3. fig. Që nuk është përzier në një punë të keqe; i papërlyer. Ishte i palyer.