pamësuar
PAMËSUAR mb.
- 1. Që nuk ka marrë arsim të mjaftueshëm; që nuk di ose di pak; i pashkolluar; i paditur. Njeri i pamësuar.
- 2. Që nuk e ka përvetësuar mirë një mjeshtëri; që nuk ka përvojën e duhur në punë ose në jetë, i papërvojë. Punëtor i pamësuar.
- 3. Që nuk është ushtruar ose nuk është stërvitur me diçka, i pastërvitur. Sy i pamësuar. Dorë e pamësuar.