PAMATUR mb.

  • 1. Që nuk është matur (nga madhësia, vëllimi a përmasat). Kanal i pamatur. Rrugë (punë) e pamatur.
  • 2. Që nuk e peshon mirë diçka para se ta bëjë a ta thotë, që rrëmbehet në veprime e në gjykime, i nxituar, i rrëmbyer. Djalë i pamatur.
  • 3. Që nuk është peshuar mirë që më parë, që nuk është menduar e rrahur me pjekuri para se të bëhet a të thuhet, i nxituar, i rrëmbyer. Hap (veprim) i pa matur. Fjalë e pamatur. Qëndrim (vendim) i pamatur.
  • 4. Shumë i madh, i pamasë. Forcë e pamatur. Ndihmë e pamatur.