pambaruar
PAMBARUAR mb.
- 1. Që ka mbetur pa u përfunduar; që nuk është punuar deri në fund. Shtëpi (ndërtesë) e pambaruar. Prodhim i pambaruar prodhim që është ende duke u përpunuar.
- 2. Që është ndërprerë a është lënë përgjysmë, i papërfunduar. Arsim (i mesëm, i lartë) i pambaruar. Ndeshje shahu e pambaruar.
- 3. I pambarim, i pafund. Varg i pambaruar njerëzish. Biseda të pambaruara. Vuajtje të pambaruara.
- 4. I pambarueshëm. Burime (rezerva) të pambaruara.