pambuktë
PAMBUKTË mb.
- 1. Që është punuar ose është endur me fije pambuku; që është bërë prej stofi a prej pëlhure të endur me fije pambuku. Batanije e pambuktë. Çorape të pambukta. Këmishë e pambuktë. Fabrika e stofrave të pambukta.
- 2. si em. PAMBUKTË,~A (e) f. kryes. ~A, ~AT (të). Stof a pëlhurë pambuku; rrobë e bërë me stof a pëlhurë pambuku. Reparti i të pambuktave. Larja e të pambuktave. Mban të pambukta.