PAMEND mb.

  • 1. Që gjykon e vepron pa mend në kokë, që nuk i mendon mirë ato që thotë e që bën. Njeri i pamend.
  • 2. Që është bërë pa e menduar mirë; që është bërë nga një njeri, i cili nuk gjykon drejt e thellë. Punë (sjellje) e pamend. Veprim i pamend.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Ia la punën një të pamendi.