PAMISH mb.

  • 1. Që nuk ka shumë mish në trup, i dobët, i ligët, i thatë; që ka shumë kockë e pak mish (për një thelë mishi). I dhanë një brinjë të pamish. Fëmijë i pamish.
  • 2. Që nuk ka shumë tul, që e ka bërthamën të madhe e tulin të paktë (për kokrrat e disa pemëve). Kumbull (thanë) e pamish. Ca lidhëza të pamish.