PANAIR m.

  • 1. Pazar i madh, ku paraqiten e shiten mallra të ndryshme, zakonisht për disa ditë me radhë; vjet. pazar i tillë që bëhej në të kaluarën një herë në vit në disa fshatra të mëdha me rastin e një feste të caktuar fetare, ku kishte edhe këngë, valle e argëtime të ndryshme. Panair kombëtar. Panairi i kafshëve. Ditë panairi. U hap panairi. Ishte si në panair.
  • 2. Ekspozitë e madhe, ku paraqiten prodhime bujqësore e industriale të shteteve a të krahinave të ndryshme dhe ku mund të lidhen marrëveshje për blerjen e shitjen e tyre. Panair ndërkombëtar. Pavijoni shqiptar në panair.
  • 3. fig. bised. Vend ku ka zhurmë e rrëmujë dhe nuk merret vesh se çfarë bëhet, pazar. Atje ishte panair.