pandeh
PANDEH kal.
- 1. E quaj për dikë a për diçka, e marr për..., e kujtoj. E pandehu për të vëllanë. E pandehte për njeri të mirë. Ç'më pandeh ti mua? E pandehën për të vdekur.
- 2. (zakon. me mohim). Nuk e pres diçka prej dikujt, më vjen e papritur. Nuk e pandehja prej tij. E gjetsh nga mos e pandehsh! mallk.
- 3. jokal. Mendoj, kujtoj; më duket, kam përshtypjen. Pandehu se kishte të drejtë. Pandeh se do t'i lutem?! Mos pandeh se do të kthehet!