pandier
PANDIER mb.
- 1. I qetë dhe i urtë, që nuk i dëgjohet zëri. Fëmijë i pandier.
- 2. Që punon pa zhurmë e pa bujë. Punëtor i pandier.
- 3. Që nuk i ka dalë emri për keq, që nuk është marrë nëpër gojë; që nuk është dëgjuar as për mirë as për keq. Grua e pandier. Njeri i pandier.
- 4. Që është bërë pa ndjenjë, që nuk përshkohet nga ndjenja të thella. Poezi e pandier. Krijime të pandiera.