PANDJESHËM mb.

  • 1. Që nuk është i aftë të kapë ngacmimet nga bota e jashtme ose që i kap ato me shumë vështirësi; që nuk u përgjigjet ngacmimeve të jashtme (për lëkurën ose pjesë të ndryshme të trupit). Lëkurë e pandjeshme. Vesh i pandjeshëm. Pjesë të pandjeshme të trupit.
  • 2. Që nuk preket në ndjenja, që nuk ka zemër; që nuk i bën përshtypje pothuaj asgjë; i ftohtë. Njeri i pandjeshëm. Grua e pandjeshme. Me zemër të pandjeshme.
  • 3. spec. Që nuk pëson ndryshime nga ndikimi i jashtëm; që ka ndjeshmëri të ulët. Pllakë e pandjeshme. E bëri të pandjeshëm.
  • 4. Që ka një ndryshim aq të vogël sa që nuk ndihet pothuajse fare, shumë i vogël. Ngritje (rritje, ulje) e pandjeshme. Dëme (humbje) të pandjeshme. Dallime të pandjeshme. Në mënyrë të pandjeshme pak.
  • 5. Shumë i ulët, sa mezi dëgjohet.