PANEGJIRIK m.

  • 1. hist. Fjalim që mbante një gojëtar për të ngritur lart botërisht bëmat e një heroi a të një njeriu të shquar, për të lavdëruar një qytet etj. Panegjirik për heroin.
  • 2. iron. Lëvdatë e tepruar që i bëhet dikujt a diçkaje me fjalë ose në një shkrim. I bëri një panegjirik.


PANEGJIRIK mb.

  • Që është i mbushur plot me lëvdata, që ka natyrën e një panegjiriku. Fjalim panegjirik. Ligjëratë panegjirike. Mbledhje panegjirike. Në frymë panegjirike.