PANGOPËSI f.

  • 1. Lakmi e madhe për të ngrënë a për të pirë, grykësi e madhe, makutëri; të qenët i pangopshëm. Pangopësi prej ujku. Hante me pangopësi.
  • 2. fig. keq. Vetia e njeriut që nuk ka të ngopur me diçka, lakmi e madhe për pasuri e mall; të qenët i pangopshëm. Pangopësia e borgjezisë. Pangopësia për fitime. I shtyrë nga pangopësia.