pangrënë
PANGRËNË as.
- Të qenët i pangrënë, gjendja e atij që nuk ka ngrënë fare ose nuk ka ngrënë sa duhet; mungesë e vazhdueshme e ushqimit; uri. I dobësuar (i këputur) nga të pangrënët. I erdhi nga të pangrënët. I preheshin këmbët nga të pangrënët. Vdisnin nga të pangrënët.
PANGRËNË mb.
- Që nuk ka ngrënë fare ose nuk ka ngrënë sa duhet; që vuan vazhdimisht nga uria, i ushqyer keq. Fëmijë i pangrënë. I paveshur dhe i pangrënë. Ishin të pangrënë.