panjë
PANJË f. bot.
- Dru i pyjeve malore, me trung të lartë, të trashë e të drejtë dhe me lëvore të lëmuar në ngjyrë hiri, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe e të dhëmbëzuara, me lule të verdha e të blerta në vile, lënda e të cilit përdoret për orendi, për vegla, për gdhendje etj. Panja fletëgjeri. Panja e butë. Panja e malit. Dru panje. Orendi panje.