PANORAMË f.

  • 1. Pamja e natyrës që na rrok syri zakonisht kur ndodhemi në një vend të lartë, pamja para nesh; peizazh i gjerë. Panoramë madhështore. Panorama e qytetit. Para nesh hapej një panoramë e bukur.
  • 2. Tablo e madhe e varur në mur ose pikturë e madhe në mur, e cila përmban pamje të dukshme nga natyra, nga një qytet etj. Panoramë dimri. Panoramë nga Durrësi.
  • 3. fig. Paraqitja e përgjithshme e dukurive a e çështjeve të një fushe; vështrim tërësor, pamje. Dha një panoramë të arritjeve kryesore. Paraqiti një panoramë të plotë (të përgjithshme).