pantomimë
PANTOMIMË f.
- 1. Lloj shfaqjeje teatrale, në të cilën aktorët luajnë pa fjalë dhe i shprehin mendimet e ndjenjat vetëm me lëvizje të trupit e sidomos të fytyrës. Pantomimë humoristike. Luajtën (dhanë) një pantomimë.
- 2. vet. nj. Tërësia e lëvizjeve të trupit e sidomos të fytyrës për të shprehur mendimet e ndjenjat pa fjalë; mjeshtëria për t'i bërë këto lëvizje. Pantomimë aktori.
- 3. përd. mb. Që shprehet a që shoqërohet vetëm me lëvizje të trupit dhe me mimikë. Valle pantomimë. Lëvizje pantomimë.