papërcaktuar
PAPËRCAKTUAR mb.
- 1. Që nuk është përcaktuar; që nuk dihet me përpikëri. Numër i papërcaktuar. Sasi (vlerë) e papërcaktuar. Shpërblim i papërcaktuar. Datë e papërcaktuar. Moshë (periudhë) e papërcaktuar. Pikë (vend) e papërcaktuar. Drejtim i papërcaktuar. Diagnozë e papërcaktuar.
- 2. Që nuk është përpunuar e vendosur mirë, që nuk ka synime të qarta; që nuk është i prerë; i lëkundshëm, i pasigurt. Qëndrim i papërcaktuar. Qëllime të papërcaktuara. Politikë e papërcaktuar. Masa (detyra) të papërcaktuara. Përgjigje e papërcaktuar.
- 3. Që nuk dihet mirë se çfarë është ose nga vjen, i turbullt, i mjegullt. Ndjenjë e papërcaktuar. Shqetësim i papërcaktuar.