papërgatitur
PAPËRGATITUR mb.
- 1. Që nuk është bërë gati për t'u përdorur, për t'u shfrytëzuar etj. (për një vegël, një mjet etj.); që nuk është gatuar ende (për një gjellë etj.). Vegla të papërgatitura. Drekë (darkë) e papërgatitur. Tokë e papërgatitur.
- 2. Që bëhet pa i marrë masat e nevojshme paraprake, që nuk është organizuar mirë (për një mbledhje, një aksion a një veprimtari tjetër). Mbledhje (mbrëmje) e papërgatitur. Shfaqje e papërgatitur.
- 3. Që nuk i ka bërë përgatitjet e nevojshme për diçka; që nuk ka mësuar ose nuk është stërvitur rregullisht për një punë a për një detyrë; që nuk e ka përgatitjen e nevojshme. Nxënës i papërgatitur. Ishin të papërgatitur për atë punë (ndeshje).