PAPËRGJEGJSHËM mb.

  • 1. drejt. Që nuk ka përgjegjësi për një vepër penale, sepse nuk ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e saj ose nuk ka mundur të kontrollojë veprimin a mosveprimin për shkak të sëmundjes psikike ose të zhvillimit mendor të metë. Person i papërgjegjshëm.
  • 2. Që nuk ndjen asnjë lloj përgjegjësie për sjelljen e për veprimet e veta, që nuk e ka fare ndjenjën e përgjegjësisë.
  • 3. Që punon shkel e shko, që nuk e ka fare a e ka të dobët ndjenjën e përgjegjësisë; që shpërdoron detyrën ose vlerat materiale; i pandërgjegjshëm. Njerëz të papërgjegjshëm.
  • 4. Që është bërë shkel e shko; që bëhet pa ndjenjën e përgjegjësisë. Punë e papërgjegjshme. Veprime të papërgjegjshme. Hap (qëndrim) i papërgjegjshëm.