papërkëmbur
PAPËRKËMBUR mb.
- 1. Që nuk ka filluar të ecë vetë, që nuk është ngritur ende në këmbë (për fëmijët e vegjël). Foshnjë e papërkëmbur.
- 2. Që nuk është rritur ende sa të bëhet i zoti i vetes ose sa të jetë në gjendje të punojë e të nxjerrë vetë mjetet e jetesës. I ka fëmijët të papërkëmbur.
- 3. Që nuk e ka marrë veten ende pas një sëmundjeje; që nuk ka dalë ende nga një gjendje e vështirë ekonomike. Është ende i papërkëmbur nga ethet.