papërkulshmëri
PAPËRKULSHMËRI f. libr.
- 1. Të qenët i papërkulshëm, vetia e diçkaje që është e papërkulshme. Papërkulshmëria e telit (e drurit).
- 2. fig. Vetia e dikujt që nuk epet përpara asnjë vështirësie, kërcënimi a rreziku. Papërkulshmëria e popullit. Guximi dhe papërkulshmëria e karakterizojnë popullin tonë.