PAPËRKULUR mb.

  • 1. I drejtë, i palakuar, që nuk është përkulur. Me trup të papërkulur.
  • 2. fig. Që nuk është thyer, që nuk është përulur e nënshtruar asnjëherë. Popull i papërkulur. Flamur i papërkulur.
  • 3. fig. I papërkulshëm. Luftëtar i papërkulur. Me vullnet të papërkulur. Me shpirt të papërkulur.