papërmbajtur
PAPËRMBAJTUR mb.
- 1. Që nuk është në gjendje ta përmbajë veten, që merr zjarr menjëherë; që rrëmbehet përnjëherë, i nxituar. Njeri i papërmbajtur.
- 2. Që është veti e një njeriu të rrëmbyer; që shfaqet me forcë, menjëherë e në mënyrë shumë të dukshme. Karakter i papërmbajtur. E qeshur e papërmbajtur. Dëshirë (ndjenjë) e papërmbajtur.
- 3. I papërmbajtshëm. Hov i papërmbajtur. Zhvillim i papërmbajtur.