PAPËRPUNUAR mb.

  • 1. Që nuk është përpunuar për ta bërë të gatshëm për prodhim a për t'i përmirësuar cilësinë ose vlerën; që është ende lëndë e parë. Bakër i papërpunuar. Lesh i papërpunuar. Lëkurë e papërpunuar. Naftë e papërpunuar.
  • 2. Që nuk ka arritur një shkallë të lartë zhvillimi e përsosurie, që nuk është lëvruar e lëmuar mirë. Gjuhë e papërpunuar.