PAPËRQENDRUAR mb.

  • 1. Që nuk është përqendruar në një vend; që nuk drejtohet në një vend a në një pikë të caktuar, i shpërndarë. Zjarr i papërqendruar. Sulmoi me forca të papërqendruara.
  • 2. Që është i përhapur në shumë gjëra a në shumë punë njëherësh dhe nuk ngulet në njërën prej tyre; që nuk përqendrohet me ngulm në diçka, i shpërndarë. Me vëmendje të papërqendruar. Vështrim i papërqendruar. Është i papërqendruar në mësim (në punë).