PAPËRVETËSUAR mb.

  • 1. Që nuk është përvetësuar; që nuk është bërë ende shprehi e ngulitur. Rregulla të papërvetësuara. Teknikë e papërvetësuar.
  • 2. biol. Që nuk është thithur e përpunuar nga organizmi, që nuk është tretur mirë në organizëm. Ushqim i papërvetësuar.