papagall
PAPAGALL m.
- 1. zool. Zog i vendeve të nxehta me sqep të verdhë, të gjatë e të kthyer nga poshtë, me pupla shumëngjyrëshe, që ka aftësi të shqiptojë fjalë duke imituar njeriun. Papagall i gjelbër (i kuq). Pendë papagalli. Zë papagalli. Mëson si papagall mëson përmendësh, në mënyrë mekanike. E përsërit si papagall.
- 2. fig. mospërf. Ai që flet a përsërit në mënyrë mekanike fjalët e një tjetri, pa u thelluar në ato që thotë.
- Çelës papagall tek. shih te ÇELËS,~I 2.