papajtueshëm
PAPAJTUESHËM mb.
- 1. Që nuk pajtohet kurrsesi me mendimet e qëndrimet e një tjetri; që mban qëndrim të prerë kundër dikujt a diçkaje të papranueshme. Luftëtar i papajtueshëm. I papajtueshëm me të metat.
- 2. Që është në kundërshtim të hapët e të pamënjanueshëm me diçka tjetër, që nuk pajtohet me të; që bëhet pa zbutje e pa lëshime, që ka dallime të mëdha e kundërti me diçka tjetër. Kontradikta të papajtueshme. Luftë e papajtueshme. Qëndrim i papajtueshëm. Nocione (ide, mendime, pikëpamje) të papajtueshme.