PAPESHË mb.

  • 1. Që nuk rëndon, që ka peshë shumë të lehtë. Trup i papeshë. Lëndë e papeshë.
  • 2. fig. Që nuk është i matur në veprime e në gjykime, që i thotë fjalët pa i peshuar, i pamatur. Burrë i papeshë.
  • 3. fig. Që nuk i dëgjohet fjala, që nuk ka rëndësi a autoritet në shoqëri. Njeri i papeshë.