PAPJEKUR mb.

  • 1. Që nuk është pjekur në zjarr dhe nuk është bërë gati për t'u ngrënë; që ka mbetur pa u pjekur mirë, i gjallë. Mish i papjekur. Bukë e papjekur. Patate të papjekura. Misër i papjekur.
  • 2. Që nuk ka arritur pjekurinë; që nuk është bërë për t'u vjelë ose për t'u korrur; i pabërë, i paarrirë. Pemë (fruta) të papjekura. Rrush i papjekur. Domate të papjekura. Duhan i papjekur.
  • 3. fig. Që nuk ka arritur zhvillim të plotë trupor e mendor dhe nuk ka fituar njohuritë themelore e përvojën e duhur nga jeta; që është ende i ri, i parrahur me jetën dhe i cekët në mendime e gjykime. Djalë i papjekur. Ishte i ri dhe i papjekur.
  • 4. fig. Që nuk është i menduar dhe i peshuar mirë, që mbështetet në një përvojë fare të pakët e në njohuri të përcipta, i cekët e i nxituar. Veprim (qëndrim) i papjekur. Mendime të papjekura. Fjalë të papjekura.
  • 5. si em. ~, A (e) f. zakon. ~A, ~AT (të). Fjalë të pamenduara dhe të papeshuara mirë. Thoshte të pjekura e të papjekura.