papjekuri
PAPJEKURI f.
- 1. Gjendja e organizmit të njeriut që nuk ka arritur zhvillim të plotë. Papjekuri fizike (mendore). Papjekuri seksuale.
- 2. fig. Të qenët i papjekur, vetia e atij që është i papjekur; mungesë e zhvillimit të plotë trupor e mendor, e njohurive themelore dhe e përvojës së duhur nga jeta; shkallë e ulët e pjekurisë, cektësi. Papjekuri politike (ideologjike). Papjekuri në mendime. Shenja papjekurie. Tregoi papjekuri. Flet (sillet, gjykon) me papjekuri.