PAPLOTËSUAR mb.

  • 1. Që nuk është plotësuar tërësisht, i paplotë. Rresht i paplotësuar. Vend i paplotësuar. Shumë e paplotësuar.
  • 2. Që nuk është mbushur me shkrim, i bardhë. Formular i paplotësuar. Skedë (kartelë) e paplotësuar.
  • 3. Që nuk është zbatuar a kryer plotësisht; që nuk është çuar deri në fund, i pakryer. Detyrë e paplotësuar. Plan i paplotësuar. Porosi e paplotësuar.
  • 4. Që nuk është përmbushur. Dëshirë e paplotësuar. Nevoja të paplotësuara.