PAPREKUR mb.

  • 1. Që nuk është prekur, i panisur, i pangarë, i pacenuar (për një gjellë, një gatesë etj.). Gjellë (bukë) e paprekur. Byrek i paprekur.
  • 2. Që nuk është prekur nga sëmundja (për njerëzit për bimët). Pemë (kokrra) të paprekura.
  • 3. vet. f. fig. E virgjër; e pastër nga nderi, e papërlyer. Vajzë e paprekur. Trup i paprekur.
  • 4. sport. Që nuk është prekur nga topi; pa gola (në lojën e futbollit). Ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura.