paprerë
PAPRERË mb.
- 1. Që nuk është prerë në pjesë a në copa; që nuk i është hequr asnjë copë a pjesë, i tërë, i plotë. Dru të paprera. Pjepër i paprerë. Pyll i paprerë.
- 2. Që nuk është shkurtuar me gërshërë, i paqethur, i gjatë (për flokët etj.). Me flokë të paprerë.
- 3. Që është nga një copë e vetme, që nuk është me të qepur (për një fustan etj.). Fustan i paprerë.
- 4. Që vazhdon për një kohë të gjatë e pa ndërprerje; që përsëritet pa pushim; i pandërprerë. Shi i paprerë. Luftë e paprerë. Ndihmë e paprerë. Me hov të paprerë.
PAPRERË ndajf.
- Pa pushim e pa ndërprerje; vazhdimisht, pandërprerë. Punoi paprerë. Mendon (kujdeset) paprerë për të.