PAPRISHUR mb.

  • 1. Që nuk është prishur, që është me këmbë i tërë e i pacenuar; i padëmtuar. Shtëpi e paprishur. Urë e paprishur.
  • 2. Që është në rregull ashtu siç është lënë, që nuk është trazuar a nuk është prekur (për një dhomë, një shtrat etj.). Shtrat i paprishur. Dhoma ishte e paprishur.
  • 3. Që nuk është kalbur, nuk ka marrë erë të keqe a nuk është thartuar, që është ruajtur në gjendje të mirë (për ushqimet); që nuk ka nisur të shpërbëhet (për kufomën). Qumësht i paprishur. Mish i paprishur. Kufomë e paprishur.
  • 4. Që nuk është ndotur, i pastër (zakonisht për ajrin). Ajër i paprishur.