papritur
PAPRITUR f.
- Ngjarje a dukuri që nuk e dimë ose nuk e parashikojmë si do të jetë (zakonisht me pasoja jo të mira); diçka e papritur. Të papriturat e rrugës. Ka të papritura. I ndodhi një e papritur. U bëri ballë të papriturave të jetës.
PAPRITUR mb.
- Që nuk dihej ose nuk pritej të ndodhte; që vjen në mënyrë të befasishme e të menjëhershme, që ndodh papritur. Takim i papritur. Sulm i papritur. Lajm i papritur. Sëmundje (vdekje) e papritur. Në mënyrë të papritur.
PAPRITUR ndajf.
- Në mënyrë të papritur e të menjëhershme, befas; papandehur. Erdhi (iku) papritur. U sëmur papritur.